Harrimi i përvjetorit të martesës i ka kushtuar rëndë një burri në Florida pasi bashkëshortja e tij e ka goditur shumë herë në kokë dhe fytyrë.

35-vjeçarja Carol Stone u arrestua të mërkurën dhe sipas policisë, burri e regjistroi incidentin me telefonin e tij celular dhe ia dorëzoi organeve hetuese.

Në videon e siguruar prej bashkëshortit të dhunuar shihet qartë kur gruaja e godet, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe ajo vetë në polici, me justufikimin se ai kishte harruar një ditë të veçantë për të.

Raporti i arrestimit thotë se ajo ishte akuzuar për dhunë të lehtë dhe ishte dënuar për një vepër minore.