Quhet “mjeshtri i shkurreve”, ose ndryshe “nëpërka me vrima” dhe është nëpërka më e gjatë e këtij lloji. Ajo ka një pickim kaq helmues, sa njerëzit kanë vetëm 25 për qind shanse për t’i shpëtuar.

Ky lloj zvarraniku mund të ndjejë edhe aromat më të lehta, si dhe çdo dridhje në mjedisin e tij… ai mund ta detektojë prenë.

Nëpërkat me vrima quhen të tilla për shkak se kanë një organ të specializuar në detektimin e temperaturës së trupit të kafshëve të tjera, të cilin e përdorin për të gjetur viktimën e tyre.

Ajo përdor dhëmbët për të tërhequr prenë në strofullën e saj. Gjithmonë e nis nga koka…

Ky lloj gjarpri vdekjeprurës gjendet kryesisht në Amerikë dhe Azi. /tvklan.al