Hiqej si i sëmurë, por luante tenis. Arrestohet polici i aeroportit

Postuar: 13/12/2017 - 20:54

   Paraqiste raporte mjekësore me diagnozë dhimbje shpine, por merrte pjesë në turne tenisi. Refuzonte të merrte pjesë në trajnime që i konsideronte si shumë të rënda, por vazhdonte t’i binte kitarës në koncerte.

Një zyrtar i policisë kufitare të aeroportit të Riminit është arrestuar nga kolegët e tij, pasi, sipas hetimeve, ka rezultuar se 43-vjeçari Antonino Mariella për një periudhë gati 2-vjeçare ka simuluar efektet e sëmundjeve profesionale në mënyrë që të përfitonte raporte mjekësore dhe ditë pushimi, raporton Il Messaggero.

Polici që është lënë në arrest shtëpie, pavarësisht se paraqiste raporte të ndryshme mjekësore ku përshkruhej pamundësia e tij për t’u paraqitur në punë apo për të marrë pjesë në stërvitje, nga ana tjetër nuk hezitonte të luante tenis apo t’u binte veglave muzikore në koncerte.

Tashmë ai rrezikon pushimin nga puna. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Princi Harry i ka kërkuar vëllait, Princit Uilliam të jetë shoqëruesi i tij në dasmën e pritshme.

   Një ish-kandidate politike është qëlluar për vdekje nga gruaja e të dashurit të saj në një shtëpi në periferi të Filadelfias, dhe më p

   Ato janë një nga dyshet më harmonike të medias rozë. 

   Ajo është një nga modelet me origjinë shqiptare më të njohura dhe aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

   Më në fund janë zbuluar shkaqet e vdekjes së DJ me famshëm, Avicii

   Një vilë me vlerë prej 16.5 milionë dollarë në San Francisco është blerja më e fundit e bashkëshortes së të ndjerit Steve Jobs.

Të burgosurit e një burgu ku rojet humbën kontrollin 16 muaj më parë kanë filmuar veten duke përdorur lëndë narkotike, duke dëgjuar muzik

E ftuar në emisionin "Ditë e Re" gazetarja Zhaklin Lekatari e cila njihet edhe si 'blogerja e seksit', u shpreh se pjesa më e madhe e sho

Një tjetër peshkaqen i rrezikshëm ka rënë në rrjetat e peshkatarëve durrsakë.

Një producent muzikor kolumbian ka dhënë një pasqyrë të re për festat e egra dhe të shfrenuara të kryera nga anëtarët e kartelit të drogë