Suela dhe Florenci janë dy të rinj shqiptarë që janë dashuruar prej vitesh dhe i kanë bërë ballë dashurisë së tyre duke i mbijetuar edhe sfidave më të rënda që jeta i ka vënë përpara.

Ndoshta jo çdokush do ia kishte dalë.

Ata kishin ëndërr që të bënin dasmë, por vetëm një muaj para martesës, Florenci pëson një aksident në Greqi ku ishte punëtor ndërtimi dhe mbeti i paralizuar.

Ky është vetëm fillimi i bashkëjetesës së tyre…. Suela me forcën e saj dhe dashurinë e tejskajshme, është një nga ato gra që duhet admiruar.

Ajo ka treguar historinë e saj në rrjete sociale, nga ku marrë me mijëra reagime dhe komente të ndjera. Të gjithë janë në një mendje: janë një çift për t’u marrë shembull!

Mesazhi i dërguar në faqen e Olti Currit:

Pershendetje Olti doja te tregoja historin e jetes time.Nese e shikon te arsyeshme publikoje.
Un jam Suela ne moshen 18 vjece fejohem me mbleseri me nje djal te quajtur Florenc 23 vjec,gjerat shkonin shum mir u dashuruam shum me njer-tjetrin.Pas dy vjetesh vendosem te martoheshim por nje muaj para marteses burri im peson aksident ne greqi ne ndertim,dhe fatkeqsisht mbeti i paralizuar.Cdo gje ndryshoj ne jeten tone,mua mu desh te shkoja ne greqi te kujdesesha per te qe ndejti 6 muaj ne spital.Pastaj veshtirsit ne jeten tone ishin cdo dit.Por fal zotit pavarsisht cdo vuajtje sot kemi gjetur lumturin sepse zoti na ka bekuar me nje vajz dhe arritem te bejm dasmen qe enderronim pas 9 vitesh …Ne kete vidion esht jeta jon e permbledhur ne pak minuta….

Më poshtë, videoja e historisë së tyre: