Prezantimi i koleksionit të Gucci-t vjeshtë/dimër 2018 ishte ndoshta shfaqja më e çuditshme deri tani në këtë muaj të modës.

Drejtori kreativ Alessandro Michele duket se po synonte maksimumin e çuditshëm gjatë shfaqjes, që u mbajt në Gucci Hub në Milano të mërkurën.

Në pasarelë u shaqën modele me veshje aspak të zakonta, ndërsa mbanin në duar dragonj e gjarpërnj jo real, dhe më e tmerrshmja: kokat e 'prera' të tyre.

Padyshim që kjo ishte një zgjedhje e veçantë e Gucci-t për këtë sezon. Gucci solli edhe iluzionin e një spitali në pasarelë. Me karriget, paisjet mjeksore të ftuarit dukeshin sikur ndodheshin në sallë operacioni.