I kishin hyrë në shtëpi për të vjedhur, polici i ndjek i zhveshur dhe i arreston

Postuar: 13/01/2018 - 19:50

   Një polic, që po pushonte në apartamentin e tij në qytetin e Viterbos, Itali, pas turnit të natës, u zgjua pas disa zileve të zgjatura në citofon dhe në derën e jashtme të apartamentit.

Kur del nga dhoma e gjumit, gjen në sallon dy femra që i kishin hyrë në shtëpi për të vjedhur.

Dy gratë, 33 dhe 23 vjeçe, duke menduar se në shtëpi nuk ndodhej askush kishin arritur të hapnin derën kryesore.

Të shokuara kur panë burrin që shfaqej në derën e dhomës së gjumit, ato ia mbathën në tentativë për të shpëtuar.

Por polici, megjithëse ishte vetëm me të brendshmet veshur, nuk nguroi t’i ndiqte në rrugë dhe t’i arrestonte.

Rezultoi se 23-vjeçarja ishte shtatzëne, ndërkohë që të dyja akuzohen për një seri vjedhjesh.

Këtë herë, 2 hajdutet u futën në shtëpinë e gabuar, pasi edhe bashkëshortja e policit, është pjesë e forcave të rendit. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   CR7 në palestër, CR7 në Liqenin e Komos, CR7 në stërvitje në Vinovo.

   Njihet për jetën e shfrenuar që bëhet gjatë sezonit turistik, e ndikuar kjo edhe nga numri i madh i turistëve të huaj.

   Mund të konsiderohet si fotografi më i “çmendur” në botë.

   Një grua e quajtur Natasha, mblodhi së bashku dhjetëra meshkuj që i kishte kontaktuar më parë në Tinder.

   Deputeti i PD-se ne Vlore, Agron Shehaj, eshte bere baba per here te trete.

   Një incident i vogël që ka shkaktuar mjaft të qeshura ka ndodhur në ndeshjen hapëse të kampionatit të Ugandës.I ftuar për të shkelmuar

   Marrëdhëniet afatgjata dhe të qëndrueshme janë shumë të dëshiruara, por jo të gjithë janë të suksesshëm në këtë aspekt.Disa shenja të

Ky është momenti që tifozët lejnë rivalitetin e tyre mënjanë për të ndihmuar fëmijët e sëmurë.

Nemesio Oseguera Cervantes i njohur dhe si "El Mencho" është lordi i ri i drogës më i kërkuari në Amerikën e Veriut pasi autoritetet amer

Vijojnë të dalin detaje të reja nga QTU, qendra e parë tregtare në vend, e cila po restaurohet, për të ardhur më e madhe dhe më e larmish