Shumica e parterëve kërkojnë që t'i bëjnë propozimet të veçanta për të dashururit e tyre. Por ky djalë i çoi gjërat në një nivel tjetër duke i propozuar të dashurën e tij në një rezervuar të rrethuar nga dy krokodilat gjigantë.

Kërkuesi i aventurave dhe adhuruesi i kafshëve Michael Beltrami nga Melbourne i propozoi të dashurës së tij Katie Johnston, në Crocosaurus Cove të Darvinit.

Por propozimi pothuajse shkoi tmerrësisht keq, pasi 33-vjeçari humbi unazën e fejesës. Ai e kishte fshehur unazën në xhep lidhur me një spango.

"E pashë spangon në ujë dhe më hyri paniku. Por unaza ishte ende në aty. Kështu që e pyeta Katie nëse donte të martohej me mua dhe përgjigjja ishte 'po',"-tha ai.