Veprimi i një 24-vjeçari nga Xhafzotaj, Durrës ka habitur policinë.

I riu E.M. i ka vënë flakën makinës së tij tip “Toyota Yaris”, në aksin rrugor Rrashbull-Shijak.

Efektivët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar se i riu mund ta ketë ndërmarrë aktin në fjalë për shkak të ndonjë tronditjeje që ka pësuar, pasi nuk ka qenë mjaft i qartë në shpjegimet e tij.

Pavarësisht se ka djegur makinën e tij, për të ka nisur procedimi penal për veprën “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.