Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk i ka shpëtuar një gafe, këtë herë në lidhje me gruan e tij.

Pas kthimit të saj në shtëpi, pas një operacioni në veshka, Trump ka shkruar një mesazh në Twitter për t’i uruar mirëseardhjen. Por, ka gabuar në shkrimin e emrit të gruas.

“Është bukur të shohësh kthimin në shtëpi të Zonjës së Parë. Melanie ndihet dhe është mirë. Faleminderit juve për të gjitha lutjet dhe urimet për të”,ka shkruar ai në Twitter.

Presidenti amerikan ka shkruar Melanie në vend të Melania.

Por ky gabim nuk u ka shpëtuar 52 milionë ndjekësve të tij, pavarësisht se korrigjimi është bërë shumë shpejt.