Po qëndronte në shtëpi sepse ishte me grip dhe po fliste në telefon me një shokun e tij kur vdiq.

Është ndarë kështu nga jeta 17-vjeçari italian Matteo Carmignato, nga Firence, i cili gëzonte shëndet të plotë.

Familjarët e adoleshentit u njoftuan pikërisht nga shoku i djalit të tyre, me të cilin ai po fliste në telefon në momentin kur u ndje keq.

Miku i tij tentoi disa herë t’i ritelefononte, por ndërsa 17-vjeçari nuk po përgjigjej, shoku i tij u telefonoi prindërve, pasi parandjeu se diçka kishte ndodhur.

Por që Matteo të ndahej në këtë mënyrë nga jeta, askush nuk e priste.

Ai kishte qenë përherë shumë mirë me shëndet dhe ishte një talent në futboll.

Prej disa ditësh ishte me temperaturë dhe kishte të gjitha simptomat e gripit të zakonshëm.

Autoritetet mjekësore presin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkakun që ndaloi së rrahuri zemrën e 17-vjeçarit.