Teksa kemi hyrë në ditën e tretë të vitit të ri 2018, duket se jeta është kthyer në normalitet në qytetin e Durrësit.

Që herët në mëngjes, durrsakët kanë dalë në përditshmërinë e tyre, për të vajtur në punë apo për të pirë kafenë e mëngjesit.

Të favorizuar edhe nga moti i kthjellët e me diell, një pjesë e atyre që janë ende duke shijuar ditët e pushimit, kanë dalë shëtitje, për të psonisur apo edhe për të ngrënë në restorantet e shëtitores së “Vollgës”, të cilat ishin mbushur plot.

Ky është fillim viti në Durrës. Ndjekim pamjet pa koment të operatorit të “DurrësLajm”.