Shpesh herë themi se nuk arrijmë të njohim veten tonë e jo më partnerin.

Kështu ka ndodhur edhe me Holly Eudy, e cila ka zbuluar se për 10 vite ka jetuar me një vrasës serial. Ajo mbeti e shokuar kur Todd Kohlhepp u arrestua nga policia.

Në një intervistë për Inside Edition Holly ka rrëfyer: “E dija se kishte diçka që nuk shkonte me të, por nuk mund t’i vija gishtin për ta fajësuar sepse nuk kisha prova. Ndihem me fat që jam gjallë”.

Kohlhepp, një agjent i pasurive të patundshme nga Spartanburg në Karolinën e Jugut, u arrestua nëntorin e kaluar pasi një grua e rrëmbyer prej tij u gjet e lidhur me zinxhir nga qafa në një kontejner ku ai ruante pasurinë e tij.

Ai u deklarua fajtor për vrasjen e shtatë personave në 13 vjet, por shmangu dënimin me vdekje duke u dënuar me burgim të përjetshëm.

I pyetur se çfarë e kishte tërhequr zonjën Eudy te Kohlhepp, ajo tha: “Ai më dha shumë vëmendje, më bëri të ndihem sikur unë isha e rëndësishme për të”.

Eudy u takua me Kohlhepp në vitin 2006, tre vjet pasi ai kishte vrarë katër vetë.