Të sapomartuarit Duka dhe Dukesha e Sussex-it u siguruan që e ndjera Princeshë Diana të ishte prezente në ditën e tyre më të lumtur.

Edhe pse kanë kaluar 21 vjet nga vdekja e saj, Princi Harry dhe Meghan Markle ishin kujdesur që në dasmën e tyre të mos mungonin detajet e shumta në nder të Princeshës Diana.

Që nga lulet e preferuara që përbënin buqetën që mbante nusja, e deri te muzika e saj e preferuar, që përloti të pranishmit.

Por ajo që ra më shumë në sy dhe që zuri vend gjerësisht në rrjetet sociale ishte një karrige bosh krah Princit William, që besohet se ishte një mënyrë për të respektuar nënën e tyre, e cila vdiq kur Princi Harry ishte vetëm 12 vjeç.