Një krim makabër është zbuluar në katin e parë të një pallati në lagjen “Fatih” të Stambollit.

Forcat e policisë gjetën trupin e pajetë të një mashkulli brenda një lavastoviljeje të mbyllur me beton, në banjën e një shtëpie. Policia e gjeti trupin e viktimës pas thyerjes së betonit.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, teksa deri më tani janë arrestuar 3 persona që jetonin në banesë, një prej të cilëve grua.

Ndërsa një tjetër prej të arrestuarve ishte personi që telefonoi policinë për të shkuar për t’i hapur derën e banjës.

Policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur me identitetin e viktimës apo të arrestuarve, por mësohet se trupi i viktimës i përket një tuniziani, i cili ishte shpallur i humbur në rrjetet sociale.