Kur bëhet fjalë për pushime, të gjithë jemi të prirur të gjejmë format e argëtimit nga më të larmishmet, që përveç kënaqësisë dhe relaksit, të jenë lehtësisht të përballushme nga xhepi ynë. Shqipëria, si një vend me klimë mesdhetare, shtrirë mrekullisht në gjirin e një natyre sa piktoreske aq edhe të favorshme, padyshim që na ofron pushime të paharrushme me familjen apo shoqërinë qofshin ato.

Po në Durrës ku mund të shkoj gjatë verës?

Gjiri i Durrësit, shtrirë në bregdetin e bukur të Adriatikut, ka në përbërje të tij plazhe ranore, të cilat po rrisin çdo ditë e më shumë imazhin e turizmit cilësor, i orientuar drejt atij elitar. Dhe pikërisht vetëm 21 km nga Durrësi dhe 28 km nga Tirana, në Gjirin e Lalzit, ndodhet një plazh që natyra i ka falur gjithë bukurinë dhe pozicionin gjeografik të favorshëm për të kaluar pushimet: ai quhet “Il Gambero”.

Oazi i qetësisë për të kaluar ditët e nxehta verore, mes ajrit të pastër, detit të kaltër, gjelbërimit dhe shumëllojshmërive të argëtimit, për të rritur e fëmijë. Rruga që të çon në të, sapo merr kthesën e Maminasit, gjarpëron mes zonës bujqësore dhe kodrinore, që të relakson syrin dhe mendjen, lehtësisht e përshkrueshme dhe me infrastrukturë moderne. “Il Gambero”, ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe argëtimesh. Për më të vegjlit e familjes, përveç detit, rërës së pastër dhe kurative,  kanë mundësinë e argëtimit në këndin e lojërave posaçërisht për ta. Për më të rriturit, argëtimi është kryefjala e këtij ambienti, pasi përveç hapësirave për të ushtruar sporte të ndryshme në rërë, fundjava vjen me super party nga DJ-t më të njohur në vend.

Pikërisht “Il Gambero” është opsioni i parë dhe i vetëm i të gjithë pushuesve që kanë qenë së paku njëherë dhe janë kthyer gjithmonë aty. Kuzhina e pasur me menu italiane, me prodhime të freskëta të detit dhe kombinimit të shijeve, e ka kthyer këtë vend në të preferuarin e kryeqytetasve, por jo vetëm. Kryefjala e magjisë në Gjirin e Lalzit tani ka vetëm një emër “Il Gambero”, i preferuar dhe i përshtatur për të gjitha moshat!

Të krahasohen me destinacionet e tjera të zonës, nuk ka qenë kurrë qëllimi i menaxherëve të këtij oazi qetësie dhe relaksi. Ambienti që të jep freksinë me ngjyrat blu dhe të bardhë që mbizotëron kudo që hedh sytë, është i përshtatur edhe për evente verore. Super destinacion i kësaj vere! Për pushime të paharruara!

Elitjona Doko