Debati për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe zgjedhjen e drejtorit të ri ka degjeneruar në ofendime.

Aktori Genti Kame ka fyer rëndë aktoren Ema Andrea, e cila është dhe kandidate për drejtore, duke e quajtur atë “ish-kurva e Edi Ramës” dhe “dështake” në një koment në Facebook.

Por vetë Andrea nuk ka qëndruar e heshtur përballë kësaj situate dhe i është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë Kames, së cilit i ka shpjeguar qetësisht që s’ka nevojë për fyerje.

“Unë s’kam qenë asnjëherë aktore në TK. Më është mbyllur ajo derë nga çdo drejtor dhe shumë kolegë! Por kam ndërtuar me djersë jashtë atyre dyerve gjithë çfarë kam. Jam nderuar në festivale e kudo! Ndaj dështake s’më duket se jam!”-ka shkruar në nisje të reagimit të saj aktorja e famshme.

“Kam luftuar herë vetëm e herë me të tjerë për dinjitetin e artistëve në raport me shtetin. Jam sulmuar e ndëshkuar gjithëe jetën për këtë. Unë kam qenë aty! Tani, lëpirëse unë?! Do isha bërë tjetërkush po të kisha qenë! “Fjalën ‘kurvë’ e kam dëgjuar prej 100 vjetësh, s’më bën më përshtypje, po pse e Ramës nuk kuptoj. Mirë do ishte të ishim bashkë në këtë protestë që ia doli të hapte një dialog dhe s’ka armiq. Nejse, unë vlerësimet e mia për ty si artist t’i kam thënë dhe mbeten të tilla, nëse ia vlen mendimi i një kurve! P.s. Sa për drejtoreshë, kam 20 vjet që jam e tillë! S’kam nevojë për karrige pa merak, tjetër gjë dua!”– ka përfunduar Andrea.