Furça e dhëmbëve duhet lagur para apo pasi të vendosni pastën? E keni menduar ndonjëherë si duhet në fakt?

Ka nga ata që gjithmonë e lagin furçën para se të aplikojnë pastën e dhëmbëve, në mënyrë që ta bëjnë atë që ngjisë mbi furçë. 

Nga ana tjetër janë ata që lagin furçën e tyre të dhëmbëve pasi shtrydhin pastën, për t’u siguruar që kjo e fundit të shkumojë.

Pastaj ka nga ata njerëz që preferojnë t’i bëjnë të dyja dhe ka nga ata të çuditshmit që nuk bëjnë asnjërën prej tyre.

Megjithatë, e përditshmja britanike “Metro” ka publikuar disa përgjigje ekspertësh.

“Nuk ka prova konkrete për të sugjeruar nëse duhet të laget furçat e dhëmbëve ose jo”, tha një stomatolog.

Dentistët në përgjithësi thonë se nuk është aspak e rëndësishme nëse e lagni furçën e dhëmbëve ose jo, për sa kohë po i lani dhëmbët në mënyrë korrekte.