Teknologjia po avancon gjithnjë e më tepër!

Këtë gjë e tregon videoja mahnitëse, ku një vajzë e vogël përpiqet  të përdorë një Game Boy Color, e cila është një lojë  elektronike e krijuar nga Nintendo.

Mesa duket  vogëlushja  është mësuar me tablet e ‘smartphone’ dhe duket tepër e hutuar kur ajo prek ekranin e tij e nuk jep asnjë komandë. Ajo as që nuk e vë re se në pjesën e poshtme të pajisjes ka butona që shtypen, por vazhdon të prekë ekranin me shpresën se diçka do të ndodhë.

Babai i saj, Chris Cohoon, shkroi në Reddit: “Vajza ime duke u munduar të luajë me Game Boy Color në epokën e pajisjeve me prekje”.