Sot kanë nisur punimet për prishjen e parkut aktual të lojërave që njihet si "7 xhuxhat" tek rruga e Elbasanit në kryeqytet. Sipas projektit, e gjithë hapësira do të shndërrohet në një kënd modern lojërash për fëmijë dhe çlodhje për më të rriturit.

Ky ishte një nga parqet më të njohura në Tiranë dhe bëri bujë inagurimi i tij vite më parë, kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Ilir Meta kryeministër.

LSA ka publikuar disa foto të tyre, teksa bashkë me fëmijët i gëzohen lojërave në këtë park. Meta shfaqet me vajzën e madhe, Borën i ulur në kamerdare, ndërsa Rama i vetëm në një tjetër mjet për fëmijë si rosak.