Një refugjati të ri sirian i është dhënë një anëtarësim i përjetshëm në një palestër, pasi një foto ku ai shfaqej duke vështruar palestrën përmes xhamit ka pushtuar internetin.

Mohammed Khaled, 12 vjeç i cili punonte si pastrues këpucësh, në provincën Adiyaman, në Turqinë jugore, ishte fotografuar jashtë palestrës me një stol të varur në shpinë.

Pasi imazhi u përhap në të gjitha mediat sociale në Turqi, pronari i palestrës Engin Dogan ka kontaktuar më pas me djalin duke i ofruar atij një anëtarësim të përjetshëm në palestër. Khaled më pas u fotografua duke u ushtruar në palestër dhe i tha për mediat turke se ishte shumë i lumtur me këtë mundësi që i ishte ofruar.

“Ai më gjeti dhe më ndihmoi. Kam ëndërruar gjithmonë të humbisja kilogramë nga trupi im”, tha Khaled.

Mustafa Kucukkaya, një nga pronarët e palestrës, i tha gazetës turke Sabah: “Më preku shumë sepse ne nuk kishim gjëra të tilla kur ishim në moshën e këtij djaloshi”.

Pronarët e palestrës janë vlerësuar në mediat sociale për veprimin e tyre të mirë.