Një foto pikante që tregon se sa dramatike është bërë situata me gjobat në kryeqytet.

Një i ri ka shkuar për t’u rruar tek berberi, por ka dalë nga aty si ‘rruar dhe qethur’, pasi përveç shërbimit që ka marrë do të duhet të paguajë edhe gjobën.

Siç duket, ai ka parkuar keq dhe policët kanë shkuar menjëherë për t’i vendosur gjobën. I shqetësuar, shoferi nuk ka ngurruar të dalë ashtu siç ishte, me shkumë në fytyrë për të ndaluar policin, por pa sukses pasi gjoba ishte vendosur.

Kjo foto po qarkullon në rrjetin social, mes tyre e ka shpërndarë edhe blogeri Olti Curri.