Deri tani Arabia Saudite nuk kishte gjasa të ishte në listën tuaj të pushimeve. Por qeveria e saj po përpiqet shumë për ta ndryshuar këtë gjë.

Mbretëria tashmë mirëpret miliona muslimanë pelegrinas që vijnë për të vizituar Mekën çdo vit dhe tani po përgatitet për të tërhequr edhe turistë të tjerë.

 “Qëllimi është që njerëzit të mund të shohin nga afër madhështinë e këtij vendi”, tha për CNN Money Princi Sultan bin Salman, kreu i turizmit saudit dhe komisionit të trashëgimisë kombëtare.

Arabia Saudite po planifikon të lëshojë vizat e para turistike në 2018, tha princi. Vizat ishin më parë të kufizuara për njerëzit që udhëtonin për punë ose për të vizituar vendet e saj të shenjta.

Tërheqja e turistëve është një pikë qendrore e planit të vendit për të zvogëluar sigurinë e saj ndaj naftës. Ajo synon 30 milionë vizitorë në vit deri në vitin 2030, nga 18 milionë në vitin 2016 dhe kërkon që shpenzimet vjetore të turizmit të arrijnë në 47 miliardë dollarë deri në vitin 2020.