La gruan për ish-missin, Devis Xherahu flet për herë të parë për planet e martesës!

Postuar: 13/06/2018 - 22:41

   Devis Xherahu dhe Ertemiona Mejdani janë ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar.

Edhe pse janë bashkë prej 7 vitesh dhe kanë deklaruar që në fillim historinë e tyre të dashurisë, ata ende nuk janë martuar.

Por sot të ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, këngëtari dhe ish-Miss Shqipëria zbuluan se po planifikojnë ceremoninë e martesës. Ata treguan se nuk do të bëjnë një dasmë tradicionale, por një festë me rrethin e tyre të ngushtë.

“Devi është natyrë klasike dhe i pëlqen dasma. Ndërsa unë jam larguar nga ky koncept dhe më intereson marrëdhënia jonë”, tha Mejdani.

Ishte Devisi ai që tregoi më tepër detaje teksa tha se do të kurorëzohen në kishë dhe pas dasmës do të shijojnë muajin e mjaltit në një nga vendet e Azisë.

“Ajo që ne do të bëjmë është një darkë e vogël në shtëpinë tonë. Një kurorëzim në kishë dhe më pas me makinë tek avioni dhe me pushime. Ertemionës i pëlqen Azia dhe ndoshta ai do të jetë destinacioni. Unë jam velur me ato ceremonitë e mëdha”, tha Xherahu./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kim Kardashian nuk i la aspak vend imagjinatës në një postim të fundit në Instagram.

   Një djalë 8-vjeçar nga Uellsi ka dy vite që vishet e sillet si vajzë dhe nuk e vret aspak mendjen për shokët që e tallin.

   Rojet plazhit në Gjermani kanë lëshuar një paralajmërim, pasi sipas tyre një numër në rritje fëmijësh janë mbytur këtë verë, e kjo për

   Dasma e moderatorit të njohur, Ledion Liço me trashëgimtaren e pasur të TOP MEDIAS, Sara Hoxhën është një ndër ngjarjet më të komentua

   Një djalë i ri kishte vendosur ta befasojë të fejuarën e tij duke i propozuar në 60 metra lartësi, më saktësisht mbi mbishkrimin e bër

   Një 21-vjeçare është bërë personi më i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka bërë transplant të plotë të fytyrës.

   Kim Kardashian gjithmonë ka ditur të tërheqë vëmendjen e gazetave rozë.

Komunikimi në çift është tepër i rëndësishëm, qoftë edhe kur është përmes mesazheve.

Vitet nga 2018 deri në 2022 do të jetë edhe më të nxehta nga se parashikohej nga modelet klimatike, sipas një studimi të publikuar sot që