Makina të shtrenjta, dhurata të çmuara, veshje elegante dhe gjetje krejt të veçanta që e bëjnë me gjasë jetën e saj më të plotësuar dhe të bukur. Si trashëgimtarja e perandorisë mediatike Top Media, Lori Hoxha mund t’i lejojë vetes çdo lloj luksi.

Por, dhurata që ka marrë së fundmi ishte vërtet nga ato tipiket që të lenë gojëhapur! Një trëndafil i larë në ar 24 karatësh, kishte mbërritur në adresën e Lori Hoxhës. Dhe ajo, sigurisht që nuk mund ta fshihte entuziasmin për një dhuratë kaq unike.

Cili/a mund t’ia ketë bërë një dhuratë të tillë?!