Balerina Klaudia Pepa duket se po kalon një kohë mjaft të mirë në Itali që pas ndarjes së saj nga koreografi i mirënjohur Albi Nako.

Në foton e fundit që Klaudia ka postuar në Instagram, sytë na shkuan menjëherë te çanta që mban në dorë. Nuk është vetëm një çantë në fakt, por është çanta më e lakmuar në botë: një Hermes Birkin ngjyrë rozë e lehtë, prodhuar së fundmi nga kompania e mirënjohur.

Me një kërkim të thjeshtë në ‘Google’, mund të gjeni se në rastin më të mirë, kjo çantë shitet 17.000 dollarë (dhe kjo në SHBA pasi në Europë zakonisht, çmimet e tyre janë edhe më të “kripura”).