Ministrja e Jashtme austriake i dha fund beqarisë ditën e djeshme. Ceremonia u mbajt në kufirin jugor me Slloveninë. Karin Kneissl u martua me partnerin e saj, biznesmenin Wolfgang Meilinger. Prezentë ishin familjarët e tyre por edhe shumë figura të rëndësishme të politikës.

Një prej tyre ishte edhe Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili para vizitës së tij në Berlin, është ndalur në Austri për të festuar në dasmën e ministres.

Lideri rus u shfaq në dasmë, ku madje foli gjermanisht si edhe kërceu me nusen. Videoja e Putinit duke kërcyer me nusen është bërë virale në rrjet dhe të gjithë komentojnë aftësitë e presidentit rus në kërcim.

Putin solli gjashtu me vete një grup aktorësh për të argëtuar 100 të ftuarit. Zëdhënësi i Putinit Dimitri Peskov tha se presidenti kaloi rreth një orë në dasmën austriake dhe u dha të porsamartuarve si dhuratë një makineri nafte, një samovar tradicional rus dhe një pikturë që “përshkruan vendin nga vjen dhëndri”. Më pas vazhdoi udhëtimin e tij për në Bruksel.