Publikon në Facebook një selfie me miken e saj, pastaj e vret. Por ishte pikërisht kjo foto, që zbuloi krimin.

Në foto vihet re një detaj që provon mbytjen e shoqes. Vrasja e 18-vjeçares Brittney Garol ka ndodhur në vitin 2015, por vetëm sot 21-vjeçarja Cheyenne Rose Antoine, nga Kanadaja, është akuzuar.

Dy vajzat ishin shoqe të ngushta dhe këtë e konfirmojnë shumë foto së bashku në rrjetet sociale.

Duket se shkaktar i tragjedisë u bënë droga dhe alkooli. Cheyenne, pasi shkrepi foton, ka mbytur shoqen, raporton DailyMail.

Ajo ka deklaruar se ishte në gjendje të dehur dhe kishte thithur marijuanë. Dy vajzat ishin grindur dhe në një moment tërbimi 21-vjeçarja i ka marrë jetën shoqes duke e mbytur me rrip.

Vajza kishte deklaruar në polici se e kishte lënë shoqen e saj me një mashkull, të cilin e fajësonte për vrasjen.

Në rrjetet sociale ajo kishte shkruar mesazhe prekëse për shoqen e saj, në tentativë për të mashtruar hetuesit.

Cheyenne është dënuar me 7 vite burg për vrasjen e shoqes së ngushtë.