Andria Zafirakou, mësuese e artit dhe tekstilit nga shkolla e komunitetit Alperton në Brent, veriperëndim të Londrës, është vlerësuar si mësuesja më e mirë në botë duke fituar çmimin prej 1 milionë dollarësh.

Ajo ka fituar çmimin e katërt vjetor të “Varkey Foundation Global Teacher Prize”, duke u bërë mësuesja e parë britanike që vlerësohet me një çmim të tillë.

Ceremoninë e mbajtur në Dubai, e ka përshëndetur edhe kryeministrja britanike, Theresa May, e cila përmes një videomesazhi tha: “Ju keni treguar përkushtim të madh dhe dedikim në punën tuaj. Të qenit një mësuese e shquar kërkon aftësi, zgjuarsi dhe zemër të madhe… Faleminderit për gjithçka ke bërë dhe vazhdo kështu…”!