Restoranti i parë nënujor në Europë do të hapet në fillim të vitit 2019 në Lindesnes, në jug të Norvegjisë. Struktura  e betonit përmban një dritare të gjerë panoramike 11 metra të gjatë dhe është projektuar për t'u bërë pjesë e mjedisit detar, me një meny që do të përqëndrohet në prodhimet e detit.

Restoranti, i quajtur "Under", është projektuar nga firma norvegjeze arkitektonike Snøhetta, e njohur për punën e saj në Operën Kombëtare Norvegjeze dhe Baletit dhe Biblioteka Alexandrina në Egjipt. Do të qëndrojë në shtratin e detit pesë metra poshtë sipërfaqes, me mure të trasha të projektuara për t'i bërë ballë kushteve më të ndryshueshme të ujit. Do të jetë projekti i parë nënujor i Snøhetta.

"Një nga përfitimet e kësaj ndërtese është se si e lidh natyrën nënujore dhe tokën . Kjo është një eksperiencë i cila nuk është përjetuar nga shumë njerëz ", tha Rune Grasdal, arkitekti kryesor në këtë projekt.

Vizitorët mund të zgjedhin mes tre kateve dhe restoranti ka një kapacitet për 100 persona. Poshtë hyrjes do të ketë një bar i cili kryesisht do shërbejë shampanjë. Më poshtë, do të ketë një dhomë ngrënie, me dy tavolina të gjata dhe disa të vogla, të vendosura para dritares së madhe akrilike, e cila do të jetë e gjatë 13 metra.

Grasdal tha se është e rëndësishme që njerëzit të ndjehen të sigurt dhe jo klaustrofobik. Për të arritur këtë, ekipi i dizajnit mori në konsideratë një numër elementesh, si materialet natyrore , si pemët  dhe ndriçimi i mirë. Grasdal shpjegon: "Duhet të jetë një përvojë emocionuese, por njerëzit duhet të ndihen mirë dhe të sigurt kur të ulen atje".