Karakteri i një personi është shumë i vështirë për t’u kuptuar, kështu që sjelljet tona të përditshme tregojnë shumë detaje. Madje edhe ushqimet që konsumojmë, edhe pijet që zgjedhim. Dhe lloji i kafesë që zgjidhni të konsumoni flet shumë për karakterin tuaj.

Njerëzit e çiltër pëlqejnë të përdorin karamele, ose vanilje në kafe. Njerëzit romantikë zgjedhin të pinë kapuçino. Kafeja e zezë përdoret nga njerëzit e guximshëm dhe nga ata që kërkojnë sfida.

Makiatoja është zgjedhje e të përgjegjshmëve, ndërsa të tjerët pëlqejnë ta përziejnë me qumësht. Njerëzit e frikësuar dhe të pasigurt zgjedhin kafe pa kafeinë. Expres i gjatë është zgjedhje e personave eksplodues dhe që e dinë që do të kenë nevojë për shumë energji.