Ditët e fundit në media të ndryshme botërore nuk flitet gjë tjetër veç për dasmën mbretërore. Vetëm tre ditë pasi çifti kurorëzoi lidhjen e tyre në Windsor, Princi Harry dhe Meghan Markle ishin të ftuar në një festë për ditëlindjen e babait të Harry-t, Princit Charls.

Që ditën që u martuan, familja mbretërore pasqyroi detyrat e Meghan-it si dukeshë. Ajo do të kryejë detyra mbretërore në mbështetje të Mbretëreshës, si në Mbretëri, ashtu dhe jashtë saj, duke i kushtuar kohën e saj mbështetjes ndaj organizatave bamirëse.

Kjo është dalja e parë e Meghan dhe Harry-t si Duka dhe Dukesha e Sussex dhe shëtitja e parë e Meghan si një pjesetare e familjes mbretërore zyrtarisht. Meghan kishte veshur një fustan ngjyrë rozë të lehtë të shoqëruar me një kapele.