Vetëm dy muaj me pare, Meghan Markle zyrtarisht hyri në familjen mbretërore dhe tashmë duket se ndihet e qetë.

Siguria e lëkundur që nga fillimi i lidhjes se saj me Princin eshte zhdukur dhe kjo reflektohet edhe ne buzëqeshjet e saj në driten e blicit te kamerave. Por megjithate kjo vemendje e madhe mediatike mund të jete edhe një stres i madh për shkak të presionit që 36-vjeçarja nga Kalifornia është e detyruar të perballoje dhe kjo ka çuar në pasoja fizike tek e reja që nuk kanë shkuar pa u vënë re.

Gjatë nje eventi ku doli publikisht me Mbretëreshën Elizabeth në Cheshire, në fakt, flokët e trashë të dukeshës së Sussex u dukën mjaft të holluar duke vene ne alarm fansat.

Sipas ekspertit Antonino Di Pietro – intervistuar nga gazeta Gente – në bazë te asaj qe dukej nga flokët e thollë të Meghan Markle fshihet një problem mjaft serioz. Behet fjale per semundjen e quajtur “alopecia areata”, ose ndryshe renie e flokeve me shpejtesi, per shkaqe te ndryshme, që gruaja e Harry e ka maskuar deri tani me teknika si mbajtja e kapeleve.