Një mësuese është akuzuar për marrëdhënie seksuale me një të mitur, të cilin e ka takuar gjatë punës vullnetare në një kishë.

Mësuesja e shkollës së mesme, Nicole Marie-Faires Andreës, 31 vjeç, u arrestua dje pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur në Teksas, SHBA.

Andreës dha dorëheqjen muajin e kaluar, pasi stafi i shkollës ku ajo punonte mori informacion për marrëdhënien e saj me një nxënës të shkollës së mesme, por që nuk studionte në të njëjtën shkollë ku jepte mësim 31-vjeçarja.

"The Sun", duke iu referuar medieve amerikane, raporton se Andreës rrezikon deri në 20 vite burg. Ajo akuzohet për sulme të rënda seksuale me një të mitur dhe marrëdhënie seksuale mes një mësuesje dhe një nxënësi.