Mjaftuan vetëm disa minuta në pasarelë dhe ajo fitoi vëmendjen e të gjithëve. Modelja Mara Martin u shfaq mbrëmjen e së dielës në Miami, Florida duke i dhënë gji vajzës së saj 5-muajshe ndërkohë që sfilonte.

Martin ishte një nga 16 finalistet e zgjedhura për të marrë pjesë në Javën e Modës në Miami në eventin e "Sports Illustrated".

Modelja u cilësua si nëna krenare nga të gjitha mediat e huaja. Mara Martini e veshur me një palë rroba banje ngjyrë të artë dhe me vajzën e mitur në krahë ecte lumturisht përgjatë pistës "W Hotel South Beach" në Florida, duke u brohoritur me zë të lartë nga turma.

"Unë jam shumë mirënjohëse që ekipi i “Sports Illustrated” më zgjodhi mua", pohoi modelja për 'The Mirror'.