Modelja shqiptare zbulon dashurinë me aktorin e famshëm indian

Postuar: 14/02/2018 - 22:15

   Në ditën e dashurisë, në emisionin “Rudina” ka qenë i ftuar një çift shumë i veçantë për të folur për dashurinë. Modelja shqiptare, Ilda Kroni, e cila jeton në Indi, prej disa kohësh është në një lidhje dashurie me aktorin indian Ashish Kapoor, i njohur si Kabiri në serialin Sarasvatiçandra, i cili është transmetuar dhe në vendin tonë.

Për të rrëfyer më shumë për historinë e tyre ata ishin të ftuar në një lidhje me Skype, nga ku zbuluan shumë detaje nga jeta private: “Ne jemi njohur në një event, rastësisht. Unë nuk e njihja Ashishin, pasi nuk shoh telenovela. Ishim të ftuar të dy në event dhe Ashish filloi të më gjuajë dhe të hidhte kunja. Aty filluam të flasim, më pas në Instagram dhe pastaj filluam të takoheshim pak nga pak”,- tha Kroni.

Duke rrëfyer për detajet që ia vunë re njëri-tjetrit qysh në takimet e para, Ashish tha se tek Ilda e ka tërhequr buzëqeshja dhe mënyra se si i trajton të tjerët.

“Gjëja e parë që më tërhoqi tek Ilda ka qenë buzëqeshja. Përmes buzëqeshjes, mund të shohësh shpirtin e saj dhe mund të them se është shpirt i bukur.

Por nëse më parë shihja buzëqeshjen, sytë, etj, tashmë gjërat kanë ndryshuar, e njoh më mirë dhe shikoj se si i trajton njerëzit me dashuri”,- tha aktori për partneren e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në zonën e Xhamllikut në Tiranë është filmuar një video, ku një grua tenton të qëllojë me dërrasë një të moshuar, ndërsa ulëret dhe shan

“Ka një mesazh për ty” shfaqi rastin e një gruaje të re, nënë e dy fëmijëve e cila ka qenë në të kaluarën, pre e dhunës në familje.

Jetesa e Adelina Tahirit me milionerin maqedonas është e rrethuar nga luksi.

   Gërmimet arkeologjike afër murit kinez kanë zbuluar mbetje të një qytetërimi 2000 vjeçar.

   Ylli i Bollywood, Sridevi Kapoor, ka vdekur nga një atak në zemër.

   Një i ri dhe gjyshja e tij u vranë në Indi, kur një dhuratë për dasmë shpërtheu, ndërkohë që të sapomartuarit po e hapnin.  

   Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli është shprehur për jetën e tij private i ftuar në emisionin "Thumb".

   Ka emrin e një prej markave më luksoze në botë, dhe nuk është çudi që hoteli Versace në Dubai të jetë as më shume as më pak se befasue

   Lek Plepi është shfaqur në një foto mjaft provokuese me aktorin e humorit Albano Bogdo.