Ky është momenti i tmerrshëm kur tre të rinj kanë filmuar veten e tyre aksidentalisht duke u mbytur.

Chetan Khatik, 28 vjeç, Sudarshan Chandel, 22 vjeç, dhe Radheyshyam Khatik, 27 vjeç, gjatë një udhëtimi me biçikletë në Rajasthan të Indisë ndaluan për t'u larë në një pellg uji. 

Por pavarsësisht se nuk dinin not vendosën që të futeshin në pellgun e thellë.

Ata vendosën një nga celularët e tyre në tokë për të filmuar veten në ujë, por nuk e dinin që fundi i tyre ishte i tmerrshëm.

Në video shihen duke i hedhur ujë njëri-tjetrit. Megjithatë njëri prej tyre futet më thellë dhe nuk po dilte dot. Dy të tjerët shkuan për ta ndihmuar por shumë shpejt shihen të gjithë duke luftuar për të qëndruar lart në ujë. Por një nga një ata zhduken.

Ishin familjarët e tyre që kontaktuan policinë pasi djemtë u vonuan shumë për t'u kthyer në shtëpi. Policia i gjeti të tre të mbytur në pellgun e ujit.