Momente tensioni në një aeroplan pasagjeresh në SHBA. Një avion i kompanisë “Southwest”, që ishte nisur nga Nju Jorku drejt Teksasit u detyrua që të bënte ulje emergjente në Pensilvani pas një defekti mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë, një pasagjere u nxor dhunshëm pjesërisht nga dritarja e avionit, ndërsa i erdhën në ndihmë personat e tjerë që ishin në bord.

‘Daily Mail’ shkruan se motori i krahut të majtë shpërtheu dhe një “predhë” fluturoi drejt dritares, pranë së cilës ndodhej pasagjerja në fjalë. Në pamjet që transmetojnë mediat e huaja shihet se si pasagjerët janë përfshirë nga tensioni. Ndërkohë gruaja u dërgua në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.