Vetëm pak ditë më parë çifti i njohur i showbizit shqiptar Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë me vogëlushen e tyre Ajka.

E ftuar tek "Rudina", motra e Besit, Ana, ka treguar se tashmë në familje ndihen në qiellin e shtatë me lindjen e së voglës.

"Jam aq e lumtur tani që jam bërë hallë, sa më duket sikur jemi në parajsë. Ndihem si në qiellin e shtatë. Uroj që atyre t’u shkojë çdo gjë mbarë! Për ne është lumturi e madhe", është shprehur Ana. 

E pyetur se kujt dëshiron t’i ngjajë Ajka, Ana u përgjigj: 

"Në pamje ti ngjajë Xhensilës se është yll e bukur, por dua që të ketë një zemër të madhe si të Besit".