NASA përgatitet të prekë për herë të parë Diellin

Postuar: 10/08/2018 - 19:18

   Përgatitet të fillojë “stafeta” hapësinore që synon të “prekë” për herë të parë Diellin. NASA do të hapë rrugën nesër në mëngjes me hedhjen e sondës “Parker Solar Probe”, që në shtatë vite mision do të jetë mjeti i parë që do të vizitojë një yll, si dhe ai që do t’i afrohet më shumë nga të gjithë Diellit.

Më pas radhën do e ketë Agjencia Hapësinore Europiane (ESA) me sondën “Solar Orbiter”, lëshimi i të cilës, fillimisht i parashikuar për në tetor, është shtyrë në shkurt 2020, do të bëhet pikërisht në kohën e duhur për të arritur Diellin kur është në minimum të aktivitetit të tij.“T’i afrohesh Diellit kur është në letargji mundëson që të analizosh më mirë se si ndryshojnë rajonet aktive, njollat diellore dhe lëshimi i grimcave ndërkohë që shkohet drejt maksimumit të ciklit të ri diellor”, shpjegon Mauro Messerotti, i Observatorit të Triestes në Institutin Kombëtar të Astrofizikës (INFA) dhe profesor në universitetin e Triestes. 

“Sonda Parker, do të arrijë në një distancë rekord prej 6,3 milionë kilometrash nga Dielli. Do të zhytet në kurorën diellore, ku temperaturat arrijnë nivelin e 1 377 gradë Celcius”, thotë eksperti. “Imazhet super të detajuara që do të bëjë sonda, do të na ndihmojnë të kuptojmë se çfarë i shkakton erërat diellore dhe grimcat energjetike, në mënyrë që të bëhen parashikime gjithnjë e më të detajuara të stuhive diellore dhe të motit hapësinor”, thekson Messerotti. 

Megjithatë sonda “Solar Orbiter” e ESA nuk do të guxojë kaq shumë, ajo do të ndalojë në rreth 43 milionë kilometra nga Dielli për të vëzhguar rajonet polare nga ku nisen “autostradat” që dërgojnë grimcat diellore në hapësirën ndërplanetare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ndonëse për muaj me radhë u përpoqën ta fshihnin, sapo mësuam për lidhjen e tyre, Klea Huta dhe Elgit doda u kthyen në një prej çiftev

   Një ekip në Universitetin e Melburnit zbuloi se është një datë që nuk duhet të martoheni. 

   Thomas Markle është duke dhënë deklarata në çdo media të mundshme ku thekson se familja mbretërore nuk po e lejon të takojë të bijën.

   Duke filluar nga çajrat për humbjen në peshë, e deri te setet e zbardhimit të dhëmbëve, yjet e Instagramit dhe rrjeteve të tjera socia

Është një nga rastet e rralla sot në Shqipëri që një nënë 31-vjeçare të sjellë në jetë brenda 10 viteve tetë fëmijë.

Një mjek italian 48-vjeçar në krahinën e Comos, është arrestuar nga policia nën akuzën për abuzim seksual me dhunë.

“Goga Basket”, ekipi më i ri i basketbollit në Durrës ka mbyllur projektin veror të fushave të hapura në qendër të qytetit.

Është vetëm dy vjeç por është duhanpirës.

Një grua nga Britania e Madhe, ka jetuar 28 vjet me një lente kontakti të ngecur në sy pasi e kishte humbur pas një goditjeje të marrë gj

Videot e nuseve që vallëzojnë janë zakonisht “të qeta” dhe të bukura.