Ata duken një çift ideal dhe historia e tyre ngjan si në përralla. Një princ që dashurohet me një vajzë të thjeshtë të universitetit. Kjo është historia e Princit William dhe Dukeshës Kate.

Ata kanë qenë miq të mirë përpara se të lidheshin së bashku. Princi William ka treguar në një intervistë për ”ABC News” se lidhja e tyre ka kaluar disa prova të vështira. Ai ka folur rreth një ndarje të shkurtër që ka pasur me Kate. Në 2007, William nuk ka pranuar ftesën për të festuar Vitin e Ri më familjen e saj.

“Ishim në universitet dhe po përpiqeshim të gjenim veten tonë, por ne kishim karaktere të ndryshme. Kishim nevojë për pak hapësirë dhe ajo shkëputje na shërbeu për mirë”, është shprehur Princi William.

Gjatë kësaj interviste të përbashkët, edhe Kate foli për këtë ndarje të shkurtër me Princin William.

“Unë nuk isha shumë e lumtur për këtë gjë, por më bëri njeri më të fortë. Kur ndahesh kupton gjëra të reja për veten që nuk i kishe vënë re më parë”, është shprehur Kate.

Çifti tani është më i dashuruar se kurrë dhe kanë së bashku tre fëmijë, Princ George, Princeshen Charlotte dhe Princin Louis.