Pushimet janë për t'u çlodhur, por ndryshe kur zgjasin 15 minuta mes pjesëve të ndeshjes dhe ndryshe kur zgjasin me ditë e ndoshta javë mes sezonit të dimrit dhe pasuesit.

Dhe këto pushime, futbollistët e Kombëtares Shqiptare i kanë kaluar si kolegët e tyre ndërkombëtarë që i shohim në faqe të ndryshme revistash. Kot jemi marrë me ta, djemtë tanë kanë shkuar në vende po aq mahnitëse dhe kanë në krah partnere po aq të bukura shkruan class.

Ansi Agolli ka qenë në Seychelle-s me partneren e tij. Ndërsa Odise Roshi në Mexico duke lënë dimrin siberian të Rusisë për plazhet me diell të Meksikës. Taulant Xhaka ka pasur plane të rëndësishme. Veç festës botërore, ai festoi dhe një gëzim personal, fejesën me Arbnorën.

Dhe nuk mbarojnë këtu, pushimet romantike të futbollistëve tanë. Edhe Etrit Berisha ka uruar me të dashurën e tij. Duket si një mjedis shtëpie, ku shohim dhe Mic Vogëlushin të veshur për festë me një fjongo me shkëlqim, por më pas çifti është zhvendosur në një vend ekzotik.

Pushimet e dimrit të futbollistëve tanë kanë qenë vërtet shumë të ngrohta. Jo vetëm nga temperaturat. Ndërkohë Andi Lila dhe familja e tij kanë zgjedhur borën për pushimet e dimrit, në një zonë në malin e Pindit në Greqi.

Megjithatë dhe për të me siguri pushimet kanë qenë të ngrohta.