Një fëmijë 6-muajsh vdiq pasi nëna e tij e hodhi atë nga një ballkon gjatë një dasme në Kalyan, pranë Mumbait në Indi.

Femida Shaikh, 23 vjeçe, thuhet se po përpiqej të ecte me takat e larta që kishte veshur dhe për pasojë humbi ekuilibrin. Teksa po dilte nga kati i dytë, ajo u pengua dhe djali i saj i mitur Mohammed u rrëzua nga krahët e saj.

Foshnja ra mbi pragun dhe më tej në katin e parë më poshtë. Ai u dërgua me urgjencë për në spital, por vdiq gjatë rrugës, pasi kishte pësuar lëndime fatale në shpinën e tij.

Disa raporte thonë se fëmija ka rënë nga një ballkon, ndërsa të tjerë thonë se ai kishte rënë nga shkallët.

Policia u thirr në vendin e ngjarjes dhe më pas përjashtoi mundësinë e hedhjes së qëllimshme, duke e cilësuar vdekjen e fëmijës si aksident.