Një fjalë popullore thotë, kur të vijnë të këqijat hapi derën… I tillë mund të quhet edhe ky incident i ndodhur në Indonezi, ku arkivoli ra nga lartësia duke zënë poshtë një 40-vjeçar.

Samen Kondorura sëbashku me burra të tjerë po ngrinin arkivolin e nënës së tij në një platformë ku do të vendosej për të kryer ritet tradicionale, kur shkallët rrëshqitën dhe të gjithë personat që ndodheshin në të u rrëzuan, ndërsa arkivoli i ra sipër.

Fatkeqësisht, pesha rezultoi fatale për 40-vjeçarin Samen, i cili gjeti vdekjen.

Në pamjet e publikuara në internet shihet pikërisht momenti kur të gjithë personat bien sëbashku me arkivolin, kur thuajse e kishin ngjitur lart.

Të pranishmit vrapojnë drejt të lënduarve, por pavarësisht ndihmës, 40-vjeçari vdiq më vonë në spital. Trupi Samen u vendos që të prehej krah nënës së tij Berta.