Vera Graboca dhe vajza e saj, Linda, kanë një marrëdhënie shumë të veçantë nënë e bijë, aq sa me njëra-tjetrën duken si dy shoqe të ngushta.

Pavarësisht se Linda jeton prej shumë vitesh larg prindërve, për Timon dhe Verën ajo është personi më i rëndësishëm në jetë.

Duket se së fundmi të dy personazhet e dashur të ekranit, janë bashkuar me vajzën e tyre në Amerikë, për të kaluar disa ditë të gjithë si bashku si familje.

Vera nuk është shumë aktive në rrjete sociale, ama nuk kishte se si të mos ndante me të gjithë një fotografi pranë Lindës.

Të dyja shfaqen shumë të lumtura së bashku dhe për Verën buzëqeshja e vajzës është gjithçka për të. “Buzëqeshja e saj, lumturia ime”, – ka shkruar Vera si diçiturë në fotografinë me të bijën.