Nuk ka shumë për të thënë, është një fotografi që flet vetë. Neymar, sulmuesi i PSG-së, ka pozuar pothuajse lakuriq në një fotografi që ka tërhequr vëmendjen e pothuajse 100 mijë ndjekësve njëkohësisht, të cilët kanë pasur mundësinë të admirojnë trupin e tij prej atleti të mbushur me tatuazhe.

Por kanë ardhur edhe komente nga lojtarë të tjerë, si Rafinha, futbollisti i Inter dhe ish-shoku i tij i skuadrës te Barcelona, i cili ka shkuar: “Më thuaj që e ke postuar gabimisht”.

Jo, nuk është një gabim, por një fotografi e shkrepur nga fotografi Mario Testino për koleksionin “Towel Series”, një koleksion imazhesh që frymëzohët nga pozat e divave të viteve ’50 dhe ’60, të cilat fotografoheshin teksa mbanin një peshqir.