Reshjet e shiut kanë prishur sot pasditen e shumë prej pushuesve që gjendeshin në plazh.

Si ditë e diel, pjesa më e madhe e qytetarëve të Durrësit e kalojnë në plazh, por moti i nxehtë me diell, i la vendin për minuta me radhë reshjeve të dendura të shiut.

Të papërgatitur, një pjesë e personave që gjendeshin në plazh nxituan të largoheshin, ndërsa kishte dhe nga ata që hynë menjëherë në det për ta shijuar akoma më shumë këtë moment.

Këto janë pamje që vijnë nga zona e Currilave.