Ka mbaruar… Supermodelja Alessandra Ambrosio dhe Jamie Mazur i kanë dhënë fund lidhjes 10-vjeçare. Këtë lajm e kanë konfirmuar burime të afërta të çiftit për Us Weekly.

Supermodelja braziliane dhe biznesmeni kanë rreth një muaj që nuk janë më bashkë dhe nuk kanë shkuar në asnjë event kohët e fundit. Ata nuk e kanë bërë publik këtë vendim të tyre dhe ende nuk dihen shkaqet që i kanë dhënë fund lidhjes.

36-vjeçarja ka treguar për revistën Cosmopolitane se ajo udhëton gjatë gjithë kohës, e ndoshta kjo është një arsye që janë ndarë. Alessandra Ambrosio dhe i fejuari i saj kanë dy fëmijë, Anja, 9 vjeç dhe Noah, 5 vjeç.