Një “vizitor” krejt i papritur është shfaqur këtë fundjave në brigjet e Vlorës.

Fjala është për një delfin i cili është pikasur nga një grup turistësh që udhëtonin me një varkë në detin e Vlorës, pranë zonës së Ujit të Ftohtë.

Delfini duket teksa ndjek varkën e madje në një moment duket sikur “luan” duke u hedhur në ajër e duke qëndruar pranë anijes.