Një burrë rrezikon të dënohet me burg, pasi deklaroi në portalin e tij se mund të shërojë kancerin.

Jerry Sargeant, i cili e quan veten “lehtësuesi”, tha se kishte mësuar vetë që të shëronte duke përdorur magjinë e yjeve dhe duart, pasi kishte dëshmuar largimin e shpirtit nga trupi i një gruaje, e cila kishte vdekur në një aksident me makinë.

Ai pretendon se kjo i dha aftësinë për të shëruar njerëzit, në seanca të cilat nisin me 90 paund për 15 minuta.

Kur ai u arrestua dhe u pyet për aftësitë e tij shëruese të kancerit, 39 – vjeçari Sargeant i tha hetuesve se mund t’i duhej më shumë se 1 orë, pasi ‘nuk mund të përcaktosh kohë, kur vjen puna tek magjia’.

Hetuesi Kirsty Panton tha se një prej reklamave në portalin e tij ofronte “shërim me energji për kancerin” dhe se faqja e tij“ishte vendi më i mirë për të kuruar kancerin”.

39 – vjeçari pretendon se ka kuruar migrenën e gruaje, i ka rikthyer ecjen një tjetre, etj.

Policia mori në pyetje edhe njëherë të cilët besojnë se janë shëruar nga Sargeant.

Autoritetet nisën ta hetonin “shëruesin”, Qershorin e vitit të shkuar dhe zbuluan se në 3 muaj, ai i merrte klientëve të tij një shumë prej 1,999 paund.