Kirurgjia plastike është kthyer në një trend. Shumë tipare të trupit femrat por edhe meshkujt kanë tendencën ti bëjnë ashtu siç dëshirojnë, ose si një personazh i caktuar të cilin pëlqejnë.

Por nëse mendonit se kirurgjia plastike praktikohet vetëm në tiparet e dukshme të trupit, e keni gabim. Mjekët së fundmi kanë treguar një trend në rritje të kirurgjisë plastike. Bëhet fjalë për modelimin e kërthizës.

Nëse ju duket e habitshme, nuk ka përse. Shumë femra së fundmi kanë kërkuar të kenë një kërthizë si Emily Ratajkowski dhe Jessica Simpson. Epo njerëzit janë të çuditshëm.